Uncategorized

Kapen 2420 pako cigaresh të trafikuara nga Kosova

Gjatë kontrollimit, doganierët kanë gjetur në kajak 1490 paqeta cigare ndërsa në shtëpizat e kompjuterëve edhe 910 sish. Gjithsej janë konfiskuar 2420 paqeta

Autoritetet doganore në Bazel kanë kapur një sasi të madhe cigaresh të trafikuara, gjegjësisht 2420 paqeta, në një makinë me tabela regjistrimi të Lucernit. Cigaret që duhej të futeshin ilegalisht në Zvicër, po vinin nga Ballkani. Personi që po i bartte, i kishte maskuar ato në mënyrë mjaft mjeshtërore, duke i futur në një  kajak (varkë) në kulm e veturës dhe në shtëpizat e zbrazura të kompjuterëve bën të ditur drejtoria doganore, transmeton albinfo.ch

Personi i përmendur po udhëtonte nga Ballkani duke hyrë në Zvicër përmes Kantonit të Ticinos. Por, përse ai nuk ishte ndaluar në këtë kanton por në atë të Bazelit, autoritetet nuk kanë dashur të tregojnë, për të mbrojtur hetimet.

Gjatë kontrollimit, doganierët kanë gjetur në kajak 1490 paqeta cigare ndërsa në shtëpizat e kompjuterëve edhe 910 sish, përcjell albinfo.ch. Gjithsej janë konfiskuar 2420 paqeta.

Me këtë veprim, kosovari kishte evituar pagesën e tatimeve prej 15 mijë frangave