Shkurt.ch

Kapen 40 kilogramë drogë në aeroportin e Cyrihut

Një 49-vjeçar ia kishte mësyrë me dy valixhe, me rreth 20 kilogramë drogë “Khat”, aeroportit të Cyrihut. Ai fluturoi nga Nairobi nëpërmjet Dubait në Cyrih.
Doganat zvicerane dhe policia kantonale e Cyrihut e arrestuan të martën një serb 49-vjeçar. Ai udhëtoi nga Nairobi, përmes Dubait në Cyrih. Kur ai dhe bagazhi i tij iu nënshtruan një kontrolli rutinë, dy valixhet e tij ishin mbushur me rreth 20 kilogramë “Khat”, përcjell albinfo.ch.

I burgosuri është rrëfyer dhe është pajtuar të shkatërrohet menjëherë droga, tha policia kantonale në Cyrih. Ai u dërgua në zyrën e prokurorisë publike në Winterthur.