Shqipëria

Kapen 725 kg kanabis sativa, arrestohen dy persona

Policia në këtë operacion ka sekuestruar edhe dy makina ndërsa janë arrestuar dy persona: Artan Kalemi, 34-vjeç si dhe Xhemil Kalemi 41-vjeç

Policia në qytetin e Vlorës, në operacionin e koduar “Mesnata” ka arritur të kap 725 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në shtëpinë e një biznesmeni në këtë qytet, transmeton albinfo.ch.

Policia njofton se në këtë operacion ka sekuestruar edhe dy makina ndërsa janë arrestuar dy persona: Artan Kalemi, 34-vjeç si dhe Xhemil Kalemi 41-vjeç.

Operacioni është organizuar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me repartin “Delta Forcë”.