E-Diaspora

Kapen dy kosovarë: Kanë trafikuar 9 refugjatë në Gjermani

Dy meshkuj 37 dhe 44 vjeçarë sipas akuzës nga janari i vitit 2015 kanë trafikuar nëntë persona duke i sjellë nga Çekia në Gjermani. Për këtë shërbim ata kanë kërkuar të holla deri në 1000 euro për person

Policia e Berlinit ka zbuluar një grup trafikuesish të qenieve njerëzore dhe me këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshimtë. Të hënën janë bastisur dy banesa në Spandau dhe në Reinickendorf, bën të ditur Policia Federale, shkruan agjencia gjermane e lajmeve dpa. Në aksion ka marrë pjesë edhe një komando speciale e policisë.

Dy meshkuj 37 dhe 44 vjeçarë sipas akuzës nga janari i vitit 2015 kanë trafikuar nëntë persona duke i sjellë nga Çekia në Gjermani., transmeton albinfo.ch. Për këtë shërbim ata kanë kërkuar të holla deri në 1000 euro për person.

Gjatë bastisjeve të bëra, policia ka gjetur dokumente të falsifikuara nga Kroacia, Sllovenia dhe Zvicra si dhe një armë zjarri dhe municion.

Dy të dyshuarit fillimisht janë lëshuar të lirë ndërkohë që hetimet ndaj tyre vazhdojnë.