Bota

Kapen shqiptarët me sasinë më të madhe të drogës deri tash

Policia finlandeze ka bërë të ditur se ka sekuestruar sasinë më të madhe të drogës deri më tani, që kishte vlerë deri në 2 milionë euro

Policia finlandeze ka bërë të ditur se ka zhvilluar një aksion të madh kundër drogës, me c`rast është shkatërruar një organizatë kriminele e  përbërë nga shqitarët, raporton albinfo.ch.

Droga, rreth 8 kg kokainë, 16 kg amfetaminë, methamphetamine, dhe një sasi e konsiderueshme parash të përfituara nga trafiku i lëndëve narkotike, u gjet në një banesë në Vantaa Lansimoki.

Kjo është cilësuar si sasia më e madhe drogës e sekuestruar ndonjëherë në Finlandë. Nëse shitej në rrugë, vlera e drogës së sekuestruar vlerësohet 1.5 deri në 2 milionë euro.

Pesë persona janë arrestuar dhe burgosur lidhur me ngjarjen, ndërsa, për dy të tjerë është dhënë masa e arrestit me burg në mungesë.

 

Përveç shqiptarëve, janë arrestuar edhe shtetas të Kosovës, Marokut dhe Irakut, disa prej të cilëve kanë fituar shtetësinë finlandeze.