Integrimi

Kapen tre shqiptarë duke punuar në të zezë

Bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë, një të Kosovës dhe një të Maqedonisë (ky i fundit, i mitur) të cilët edhe janë arrestuar

Policia Kantonale e Cyrihut, me rastin e kontrollimit që ka bërë sot në disa kantiere ndërtimi në qarkun e Dietikonit, ka kapur tre persona që punonin pa leje pune. Bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë, një të Kosovës dhe një të Maqedonisë (ky i fundit, i mitur) të cilët edhe janë arrestuar, shkruan polizeinews.ch. Ata do të përgjigjen për shkelje të Ligjit mbi të Huajt, njofton Policia Kantonale.

Shtetasi shqiptar dhe ai kosovar janë kapur në Urdorf derisa po punonin në vendosjen e armaturës, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në Oberenstringen është arrestuar një shtetas maqedonas i moshës së mitur, duke punuar në montimin e dritareve.

Asnjëri prej tyre nuk kishte lejen përkatëse të punës. Ata, pas marrjes në pyetje nga policia i janë dorëzuar prokurorisë Publike Limmattal/Albis gjegjësisht prokurorisë për të rinj në Dietikon.