Shkurt.ch

Kapen tre të dyshuar për dilerë droge

Policia e Luzernit ka arrestuar të premten në mëngjes një 19 vjeçar shqiptar dhe një 43 vjeçar spanjoll në vendbanimin e tyre në Baselstrasse të Luzernit, shkruan “LZ”.

Sipas Prokurorisë së Luzernit, forcat policore në shtëpinë e tyre kanë sekuestruar mijëra franga kesh dhe sipas gjitha gjasave bëhet fjalë për para droge.

Gjithashtu të premten policia kapi edhe një 24 vjeçar zviceran i cili shiste drogë në Emmenbrücke. Ai u kap në flagrancë duke shitur ekstazë.
Hetimet për tre personat vijojnë.