Shkurt.ch

Kapet 30 vjeçari me një kilogram kokainë

Shqiptari ishte duke udhëtuar me një automjet me targa italiane.

Gjatë mbrëmjes të së dielës një 30 vjeçar shqiptar kishte tentuar të futet në kantonin e Tessinit me një kilogram kokainë . Ai udhëtonte nga Italia në Zvicër me një automjet me targa italiane.

Nga kontrolli kufitar në San Pietro di Stabio, atij i mbaron edhe udhëtimi, pasi pas arrestimit dërgohet në burg, shkruan nau.ch.