Shkurt.ch

Kapet 80-vjeçari, kishte grabitur bankën në Zvicër

Tetëdhjetëvjeçari u arrestua në Zvicër me dyshimin për plaçkitje të një banke në kantonin Lucern, shkruan albinfo.ch.

I dyshuari pranoi se në dhjetor të vitit të kaluar kreu grabitjen në bankë, njoftoi prokuroria.

Tani për tani, është e paqartë nëse i dyshuari ishte i armatosur ose sa para u vodhën, e menjëherë pas grabitjes policia botoi një fotografi të një burri me një maskë në fytyrë dhe një qese plastike të kaltër.