Shqipëria

Kapet heroinë në Kapshticë, pezullohet nga detyra shefi i policisë

Droga u gjet nga policia greke në autobusin e linjës Shqipëri-Greqi, pronar i së cilës është Edmond Çela

Shefi i Hetimit te Krimit ne drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit  në Korçë, Edmond Çela është pezulluar nga detyra pas sekuestrimit të 2 kg heroinë të premten e kaluar në pikën kufitare  në Kapshticë.

Droga u gjet nga policia greke në autobusin e linjës Shqipëri-Greqi, pronar i së cilës është Edmond Çela.

Çështja e heroinës së sekuestruar në Kapshticë i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Policia lokale po vijon hetimet për  mundësinë e implikimit të personave të tjerë në trafikun ndërkombëtar të  lëndëve narkotike me Greqinë.

Pjesë e hetimit do të jetë edhe oficeri i policisë Edmond Çela. Dyshimi u konfirmua dhe në autobus u gjet lënda narkotike.