Integrimi

Kapet në flagrancë një kontrabandues shqiptar në Gjermani

Ai po transportonte një çift shqiptar dhe dy fëmijë të tyre nga Shqipëria për në Francë.

Policia gjermane ka ndaluar një veturë Ford Galaxy në Bad Reichenhall, ku vozitës ishte një shqiptar, derisa po transportonte një çift shqiptar së bashku me dy fëmijë, shkruan “merkur.de”

Ai ishte duke udhëtuar drejt Munihut, ku ka zgjuar interesimin e hetuesve. Shoferi 37-vjeçar ka thënë se po shkonte për t’i vizituar të afërmit e tij në Belgjikë, përcjell albinfo.ch.

Sipas policisë, familja shqiptare ishte me e-pasaportat dhe kishin të drejtën të hyjnë pa viza, derisa gjithashtu kishin para në vlerë prej 1 mijë euro.

Megjithatë, zyrtarët e policisë kanë vënë në dukje se në dhjetor të vitit 2016, 37-vjeçari kishte promovuar turistë të dyshimtë në Belgjikë, të cilët kishin aplikuar për azil.

Më pas në një studim të hollësishëm ata më në fund se kanë pranuar se po shkojnë në Francë për të aplikuar për azil. Arsyeja për këtë është se burri nuk po gjen punë në Shqipëri dhe kjo është arsyeja pse kanë angazhuar shoferin 37-vjeçarin shqiptar.

Paratë e tij kapnin vlerën prej 600 euro. Tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me këtë rast.