Shkurt.ch

Kapet në Zvicër kosovari i ndjekur me fletarrest ndërkombëtar

Pas kontrollimit të bërë, u konstatua se ai ishte i kërkuar në vende të ndryshme, ku kishte emra të ndryshëm fiktivë

Një kosovar i moshës 44 vjeçare, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar është kapur ditë më parë nga rojat kufitare të Zvicrës në vendkalimin kufitar në Allschwill të kantonit Baselland. Ai ishte në kërkim të policisë me dyshimin se ishte autor i disa delikteve pasurore, shkruan sda.ch.

Personi në fjalë i kishte rënë në sy patrullës kufitare në afërsi të kufirit pranë zonës industriale derisa po lëvizte i vetëm me makinën e tij që kishte regjistrim të Zvicrës, transmeton albinfo.ch. Pas kontrollimit të bërë, u konstatua se ai ishte i kërkuar në vende të ndryshme, ku kishte emra të ndryshëm fiktivë. Në Zvicër ai kërkohej si i dyshuar për disa delikte të kryera pasurore, bëjnë të ditur Rojat Kufitare të Zvicrës.

Ai i është dorëzuar Policisë së Kantonit Baselland ndërsa Prokuroria ka iniciuar hetimet ndaj tij.

Foto: Ilustrim