E-Diaspora

Kapet shqiptari me 250 kg marihuanë

Nga një kontroll në automjetin e vogël më targa italiane janë sekuestruar një sasi e madhe e substancave narkotike, shkruajnë mediat gjermane.

Ngjarja ka ndodhur në magjistralen A7 pranë qytetit Fulda. Në brendësi të automjetit ndodheshin 250 kilogram marihuanë me vlerë prej 2,5 milion euro në treg, përcjell albinfo.ch. Shoferi, një 27 vjeçar është arrestuar dhe dërguar në paraburgim. Droga dhe mjeti transportues janë sekuestruar. Hetimet vijojnë.