Shkurt.ch

Kapet sulmuesi me motosharrë

Franz Vrousis është kapur nga policia rreth orës 20 e 30 në Thalwil të Kantonit të Cyrihut. Për njoftime më të hollësishme, policia ka thënë se do t`i drejtohet opinionit të mërkurën

Sulmuesi që ka mbajtur pa frymë zviceranët për më gjatë se 30 orë, më në fund është kapur. Bëhet fjalë për Franz Vrousis, personin 51 vjeçar i cili në mëngjesin e djeshëm kishte sulmuar një zyrë sigurimesh në Schaffhausen me ç rast me një sharrë motorike kishte plagosur 5 persona, 2 prej të cilëve më rëndë.

Nga dy personat që kanë marrë plagë më të rënda, njëri vazhdon të qëndrojë në spital, por është jashtë rrezikut për jetë, njofton srf.ch.

Vrousis është kapur nga policia rreth orës 20 e 30 në Thalwil të Kantonit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.

Për njoftime më të hollësishme, policia ka thënë se do t`i drejtohet opinionit të mërkurën.