Bota

Karaibet sërish në rrezik nga uragani Maria

Era maksimale e uraganit po arrin në 250 kilometra në orë, ndërkaq intensiteti mund të rritet derisa po lëviz drejt Porto Rikos dhe vendeve të tjera

Shteti Dominikan në Karaibe ka përjetuar dëme të jashtëzakonshme nga uragani Maria, njoftoi kryeministri i vendit.

“Kemi humbur gjithçka që mund të blihet”, ka thënë ai në një njoftim në “Facebook”. Uragani arriti në nivel potencial katastrofik para se të arrinte në ishull.

Maria tashmë po lëviz në drejtim të njëjtë sikurse Irma para tij, uragan ky që kishte shkatërruar rajonin këtë muaj.

Era maksimale e uraganit po arrin në 250 kilometra në orë, ndërkaq intensiteti mund të rritet derisa po lëviz drejt Porto Rikos dhe vendeve të tjera.

Ishulli shpalli gjendje të jashtëzakonshme në prag të stuhisë. Në territorin francez të Guadelupes, shkollat, bizneset dhe objektet qeveritare janë mbyllur dhe përmbytje të rënda priten në zona të ulëta të ishujve.