Sport

Karateistët kosovarë, pjesëmarrës në Kampionatin Evropian në Cyrih

Është hera e parë që Kosova si shtet i pranuar në Federatën Evropiane EKF dhe atë Botërore të Karatesë WKF merr pjesë me reprezentacion të zgjeruar

Federata e Karatesë e Kosovës është  pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian për Kadetë, Juniorë dhe U21 i cili mbahet nga 6 deri më 8 shkurt ne Cyrih,  Zvicër.

Pas nje përgatitjeje intensive dhe pas një seminari 3-ditor të mbajtur nga nga Kampioni Evropian i vitit 2005 Femi Mahalla, i cili jeton në Lozanë të Zvicres, karateistët kosovarë ndjehen në formë të mirë dhe shpresojnë në suksese.

Është hera e parë që Kosova si shtet i pranuar në Federatën Evropiane EKF dhe atë Botërore të Karatesë  WKF merr pjesë me reprezentacion të zgjeruar në këtë Kampionat Evropian, thotë për albinfo.ch trajneri i Shkollës së Karatesë në Gjilan, Alban Beqiri.

Në vazhdim, lista e garuesve pjesëmarrës në këtë Kampionat Evropian.

 

KADETËT

1.Albion Sopi  -52 kg

2.Dren Hajdari  -57 kg

3.Blerant Limani  -63 kg

 

JUNIORËT

1.Flamur Zeka  -68 kg

2.Arber Krasniqi  -76 kg

3.Tahir Ajvazi  +76 kg

 

U21

 

1.Gresa Zhitia -50 kg

2.Fortesa Orana  -61 kg

3.Adelina Rama  -68 kg

4.Orges Arifi  -60 kg

5.Blodin Pakashtica  -75 kg

6.Naim Maloku  -84 kg

Sipas Beqirit, ndër ata prej të cilëve pritet më së shumti në këtë kampionat është edhe Tahir Ajvazi +76 kg. Ai ka qenë 14 herë kampion në vitin 2014 pa asnjë humbje. Mes tjerash edhe Kampion Evropian WSK, federatë pak më e dobët se kjo në të cilën është pranuar Kosova (WKF).

Selektor i reprezentacionit Ylber Syla dhe kryetari i Federatës, Fadil Arifi kanë udhëtuar me ekipin farues.