Feja
Kardinali shqiptar, Ernest Simoni nderohet me çmimin “Thomas Morus”
Kardinal Ernes Simoni do të marrë çmimin „Thomas Morus“, si një themelues i rendit të vjetër të Shen Gjergjit -St.Georg
Sot, më 21 qershor, Eminenca e tij, Kardinal Ernest Simoni, i nderuar nga Papa Françesku, do të marrë pjesë në një ceremoni në prani të Nunit Apostolik, S.E. Peter Zurbriggen, si dhe nga abati Maximilian Heim OCist, në manastirin e dytë të vjetër Cistercian Heiligenkreuz afër Vjenës. Këtu ai do të marrë çmimin „Thomas Morus“, si një themelues i rendit të vjetër të Shën Gjergjit -St.Georg(www.aovstg.org).
Është një nder i jashtëzakonshëm, që Don Ernest Simoni është kualifikuar për këtë çmim, për shkak se ai, sipas modelit të Lordit Anglez dhe burrë shteti Sir Thomas More, ka dhënë vazhdimisht dëshmi gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, 27 vjet kundër tij, për besimin e tij të krishterë, thirrjen e tij si prift katolik dhe për primatin e së vërtetës në krahasim me pushtetin tokësor, thuhet në komunikatën e dërguar nga rendi i Shën Gjergjit (St. George Orden) Ai gjithashtu merr çmimin si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve të persekutuar në komunizëm për angazhimin e tyre ndaj besimit të krishterë.
Çmimi përbëhet nga një medalje e madhe argjendi, një certifikatë e nënshkruar nga Guvernatori i rregullit, Princ Gundakar nga Liechtenstein dhe nje shbërblim prej 5000 €, ne llogari të kardinalit, për qëllime bamirësie.
Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, janë paraqitur përfaqësues të lartë nga politika, shkenca dhe kërkimi, akademia, si dhe nga komuniteti i biznesit. (Ne do të raportojmë nesër me fotot përkatëse), thuhet në fund të komunikatës së nënshkruar nga Peter Stolberg, sekretar i Rendit të Shën Gjwergjit (St.Georg Orden)
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?