Kuriozitete

Karnavali i luleve në Francë

Qindra njerëz u mblodhën në brigjet e Mesdheut në Francën jugore që të hedhin lule në të gjitha anët, traditë kjo e vjetër dhe pjesë e karnavalit të përvitshëm.  

Ngjarja ndryshe quhet edhe si ‘bereta ujore’ nga organizatorët, derisa lulet shpërndahen nga anijet tradicionale të peshkimit, përcjell albinfo.ch.

Anijet e peshkimit këtë vit ishin mbushur me 600 kilogramë lule mimoze dhe 30 mijë karafila.  Karnavali që mbahet në Vilfransh syr Mer ka histori të vjetër qindravjeçare, tërheq deri në 7 mijë njerëz në vit.