Shkurt.ch

Kartëmonedha prej 10 frangash, shpallet më e bukura në botë

Gjithashtu është nominuar edhe kartmonedha zvicerane 20 frangëshe, por sipas rregullave të shoqatës, dy kartëmonedha nga i njëjti vend nuk mund të jenë në listën e ngushtë, kështu që juria duhej të vendoste për njërën

Kartëmonedha e verdhë me vlerë 10 franga zvicerane është shpallur kartëmonedha më e bukur në botë në vitin 2017 nga Shoqata Ndërkombëtare e Kartmonedhave. Edhe në vitin 2016, çmimi kishte ardhur në Zvicër. Në atë kohë ishte disejnuar edhe valuta në vlerë prej 50 frangave, shkruan albinfo.ch.

Siç shkruan NZZ, kartëmonedha e fundit zvicerane kishte hyrë në qarkullim që nga tetori i vitit 2017 – por koha e shkurtër ishte e mjaftueshme për t’u emëruar kartëmonedha më e bukur në botë nga Banka IBNS.

Vitin e kaluar në gjithë botën dolën në qarkullim 170 kartëmonedha të reja, një e treta e të cilave kishin një shans për çmimin. U morën parasysh vetëm kartëmonedhat me ndryshime në dizajn.

Gjithashtu është nominuar edhe kartmonedha zvicerane 20 frangëshe, por sipas rregullave të shoqatës, dy kartëmonedha nga i njëjti vend nuk mund të jenë në listën e ngushtë, kështu që juria duhej të vendoste për njërën. Elementi kryesor i kartëmonedhës 10-frangëshe është koha, ajo duhet të përfaqësojë anën e organizuar të Zvicrës.

Në vendin e dytë vjen monedha skoceze 10, e cila tregon një studiues, dhe menjëherë pas kësaj, Kanadaja ishte në gjendje të bindte jurinë me 10 dollarë.