Bota

Kartëmonedhat më të falsifikuara në tregun evropian

Kartëmonedhat më të falsifikuara në tregun evropian janë 20 dhe 50€ ndërsa Franca është vendi më i prekur nga paratë e falsifikuara në Evropë. Nga ana tjetër raportohet për një rënie të kartëmonedhave të falsifikuara në periudhën 2015 -2016 në Evropë, njoftojnë autoritete franceze, përcjell albinfo.ch.

Tridhjetë e katër për qind e parave të falsifikuara në Evropë janë në Francë duke e bërë vendin më të prekur në eurozonë. Pastaj vjen Italia, Gjermania dhe Spanja.

Niveli i konfiskimit të parave të falsifikuara në Francë ka shënuar rënie  me 35 për qind  ndërsa në Evropë 25 për qind. Rënia ishte kryesisht për shkak të futjes së kartëmonedhave të reja 20 euro.

Autoritetet presin të ketë rënie të falsifikimit në vitin 2017  për shkak të kartëmonedhës së re që ka dal në qarkullim prej 50 eurosh. Sipas policisë, kartëmonedhat më të falsifikuara kanë qenë 20 dhe 50 euro.