Futboll
Kasami dhe Ajeti në formacionin e javës në Zvicër
Kasami dhe Ajeti kanë hyrë në formacionin e javës nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’
Futbollistët shqiptarë edhe një herë ishin protagonist në Superligën Zvicerane, përkatësisht në xhiron e tretë të zhvilluar në fundjavë.
Në këtë xhiro dy herë shënoi Pajtim Kasami, një herë Albian Ajeti dhe një herë Shkëlim Demhasaj.
Kështu, Kasami dhe Ajeti kanë hyrë në formacionin e javës nga e përditshmja zvicerane ‘Blick’.
Kasami shënoi dy gola për Sionin në fitoren 3:0 ndaj Xamaxit, derisa Ajeti në fitoren e Baselit prej 4:2 kundër Grasshoppersit, përcjell albinfo.ch.
Këto ishin golat e parë të Kasamit dhe Ajetit këtë sezon në Superligën e Zvicrës.
Kujtojmë që sezonin e kaluar, Ajeti ishte shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit.
11-shja nga Blick: Jonas Omlin (Basel), Andre Neitzke (Sion), Simon Grether (Luzern), Kevin Mbabu (Young Boys), Pascal Schürpf (Luzern), Pajtim Kasami (Sion), Shtjepan Kukuruzoviq (St. Gallen), Miralem Sulejmani (Young Boys), Christian Fassnacht (Young Boys), Albian Ajeti (Basel) dhe Cedric Itten (St. Gallen).
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Kroaci: Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura për deputete Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci...
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vjetët e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër