E-Diaspora

Kasami huazohet nga Fullhami në Luzern

Strugani shtatgjatë, Kasami duhet të pajtohet me huazimin e tij për klubin e superligës zvicerane FC Luzern. Këtu ai do të luajë deri në përfundim të sezonit pranveror

Rreth dështimit të transferimit të Pajtim Kasamit nga Fulhami anglez në Pescara është shkruar mjaft para dy javësh. Një problem teknik (rënia e internetit) ka bërë që menaxheri i tij të mos e zinte afatin e fundit për të nënshkruar transferin me skuadrën italiane të Serie A. Por ndërkohë strugani shtatgjatë, Kasami duhet të pajtohet me huazimin e tij për klubin e superligës zvicerane FC Luzern. Këtu ai do të luajë deri në përfundim të sezonit pranveror.

Kasapi tashmë është paraqitur në stërvitjet e Luzernit ndërsa pritet që të luajë pas dy javësh në ndeshjen e FC Luzernit kundër FC St. Gallenit.

Nga qershori i vitit 2011 Kasami ka bërë një rrugëtim të bujshëm duke ndërruar skuadrat si: Grasshopers, Liverpool, Lazio Rom, Bellinzona dhe së fundi FC Fullham. Këtu ai kishte nënshkruar një kontratë pesëvjeçare po fare pak ishte angazhuar në lojë.

Në vitin 2009 Kasami atëbotë 17 vjeçar ishte pjesë e përfaqësueses zvicerane U17 e cila fitoi titullin e kampionit botëror.