Sport

Kasami kapet me trajnerin kundërshtar

Pajtim Kasami ka shtyrë trajnerin e Zurichut, Uli Forte, ku më pas është krijuar një rrëmujë, që përfundoi pa asnjë ndëshkim nga ana e gjyqtarit kryesor

Sion dhe Zurich barazuan 1:1, në një ndeshje mjaft interesante dhe me tensione në të ndeshjes. Rodriquez ishte i pari që shënoi për mysafirët, derisa barazoi mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, duke i sjellë një pikë skuadrës së tij.

Por, futbollisti shqiptar ka qenë protagonist në fund të ndeshjes, kur është ‘kapur’ me trajnerin kundërshtar, Uli Forte, shkruajnë mediat zvicerane.

Në minutën e 94-t, Kasami tentoi të marrë shpejt një top që kishte dalë jashtë vijave kufizuese, por Forte, nuk e ka lëshuar në tentimin e parë, kurse futbollisti shqiptarë e ka shtyrë atë, përcjell albinfo.ch.

Më pas ka reaguar edhe banka e mysafirëve duke krijuar tollovi, megjithatë më pas gjithçka është qetësuar.

Kasami shihet në video që i kërkon falje trajnerit, por jo edhe Rodriguez, i cili reagoi ashpër. Sidoqoftë, e gjitha kjo kaloi pa asnjë ndëshkim nga ana e gjyqtarit.

https://www.youtube.com/watch?v=rP1FMfG-8TU&feature=youtu.be