Sport

Kasami lë Anglinë për Greqinë

Ai edhe në “Facebook” ka postuar një fotografi me fjalët ‘Bye Bye-Mirupafshim”, duke pretenduar largimin, kurse shumë tifozë të Olympiacosit i kanë komentuar që të rikthehet në Greqi

Mesfushori shqiptar, Pajtim Kasami, duket se do të rikthehet në Greqi, te skuadra kampione, Olympiacos, shkruajnë mediat angleze, përcjell albinfo.ch.

Ai pritet të lë Nottingham Forest dhe të shkojë në Greqi, ku edhe më parë ka qenë pjesë e kampionëve të Greqisë.

Kasami nuk ka pasur shumë minuta në ndeshjet e fundit dhe e ardhmja e tij në skuadrën angleze ka marrë fund.

Ai edhe në “Facebook” ka postuar një fotografi me fjalët ‘Bye Bye-Mirupafshim”, duke pretenduar largimin, kurse shumë tifozë të Olympiacosit i kanë komentuar që të rikthehet në Greqi.