Sport
Kasami rikthehet me gol në Zvicër
Pajtim Kasami ka asistuar e shënuar për Sionin, që pësoi humbje nga Grasshoppersi me rezultat 3:2
Futbollistit shqiptar, Pajtim Kasamit nuk i është dashur shumë që të lë gjurmë në Superligën zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Kasami asistoi dhe shënoi, por fatkeqësisht skuadra e tij pësoi humbje nga Grasshoppersi me rezultat 3:2.
Kasami asistoi në minutën e 10-të, derisa realizoi në minutën e 27-të, por nuk i mjaftoi skuadrës së tij që të kthehet me pikë. Kasami, Ermir Lenjani e Burim Kukeli luajtën titullarë për Sionin, derisa Nedim Bajrami për Grasshoppersin. Ai u zëvendësua në minutën e 86-të nga Alban Pnishi.
Gol të dielën në Superligën zvicerane ka shënua edhe Shkëlqim Demhasaj. Ai realizoi në minutën e 84-t, duke barazuar 2:2 ndaj Thunit. Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu luajti nga minuta e 46-të për Luzernin.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike