Bota

Katalonia shtyn vendimin për pavarësi, pret dialog me Madridin

"Propozoj suspendimin e hyrjes në fuqi të deklaratës së pavarësisë për të nisur bisedimet dhe për të arritur një marrëveshje”, ka thënë Puigdemont në Parlamentin katalonas

Lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont, të martën ka deklaruar pavarësinë e regjionit nga Spanja, por ka thënë se kjo do të hyjë në fuqi pas bisedimeve zyrtare me Madridin.

“Unë konsideroj që Katalonia duhet të jetë shtet i pavarur në formë republike… Propozoj suspendimin e hyrjes në fuqi të deklaratës së pavarësisë për të nisur bisedimet dhe për të arritur një marrëveshje”, ka thënë Puigdemont në Parlamentin katalonas.

Në referendumin e organizuar më 1 tetor, gati 90 për qind e votuesve përkrahën pavarësinë, kanë njoftuar zyrtarët.