Bota

Katalonja shpall pavarësinë

Ligjvënësit e Parlamentit të Katalonjës kanë mbajtur votim të fshehtë, por pa pjesëmarrjen e opozitës. Për shpalljen e pavarësisë kanë votuar 70 deputetë, 10 kanë qenë kundër dhe 2 kanë abstenuar

Pak më parë Parlamenti i Katalonjës ka shpallur pavarësinë e vendit nga Spanja.

Ligjvënësit kanë mbajtur votim të fshehtë, por pa pjesëmarrjen e opozitës.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, bëri thirrje për qetësi dhe tha se sundimi i ligjit do të rikthehet në Katalonjë.

Këtë muaj, Katalonja ka mbajtur një referendum për pavarësi të cilin Madridi e ka shpallur jokushtetues.

Rajoy tha se kërkon masa të jashtëzakonshme, sepse nuk ka zgjidhje tjetër dhe se në Katalonjë duhet të kthehet “ligji, demokracia dhe stabiliteti”.

Ai akuzoi Qeverinë e Katalonjës për ndarje të familjeve dhe përçarje të shoqërisë.

Votimi në Parlamentin e Katalonjës vjen pas dy javë negociatash të tensionuara ndërmjet Madridit dhe Barcelonës.

Për shpalljen e pavarësisë kanë votuar 70 deputetë, 10 kanë qenë kundër dhe 2 kanë abstenuar.