Lajme

Katër ekipe shqiptare eliminohen, tri kualifikohen në garat evropiane

Kukësi, Shkëndija e Skënderbeu do të luajnë në gjiron e dytë të garave evropiane, kurse katër ekipe të tjera, dy nga Shqipëri dhe dy nga Kosova janë eliminuar në rrethin e parë të garave evropiane

Skuadra e Kukësit, Shkëndisë së Tetovës dhe Skënderbeu i Korçës tashmë i kanë mësuar  kundërshtarët e garave evropiane, kurse Prishtina, Trepça ’89, Tirana dhe Partizani janë eliminuar prej garave evropiane. Këto të fundit kanë treguar performancë të dobët në këto gara, ndërsa ka zhgënjyer kryesisht Trepça 89.

Ndërsa Kukësi, Skënderbeu dhe Shkëndija janë ekipet e vetme që kanë mbetur në garat evropiane për klube. Kuksianët si kampion të Shqipërisë nuk janë paraqitur në rrethin e parë të kualifikimeve ndërsa Shkëndija dhe Skënderbeu sot siguruar nga një biletë për në fazën e ardhshme të garave evropiane.

Kukësi do të luajë më 12 korrik kundër skuadrës moldave të Sheriff Tiraspolit, transmeton Telegrafi. Skënderbeu luan ndaj ekipit kazak të Kairat Almatyt ndërsa po më 13 korrik Shkëndija mirëpret Helsinkin.  Në garat e rrethit të parë, më së mirë ësghtë paraqitur Skëndija e cila i ka fituar bindshëm të dy ndeshjet kundër ekipit Dacia me rezultat 7-0.