E-Diaspora
Katër kosovarë dhunojnë seksualisht tërë natën një grua nigeriane
Një grua 27 vjeçare nigeriane është dhunuar tërë natën nga katër burra me origjinë nga Kosova. Ngjarja ka ndodhur në Tirolin Jugor, shkruan orf.at.
Katër burra me origjinë nga Kosova kanë dhunuar seksualisht një 27 vjeçare në natën mes 3 dhe 4 majit.
“Një burrë nga Kosova e ka sjellë gruan nga Nigeria, e cila punonte si prostitutë, te një vend ku ndodheshin edhe tre burra tjerë – poshtu nga Kosova. Aty, përkundër vullnetit të saj, ajo është mbajtur më shumë se orari i paguar dhe është detyruar seksualisht nga burrat tjerë,” përcjell albinfo.ch. “Ajo është dhunuar tërë natën, ndërsa është lëshuar në liri pa telefonin celular.”
Të nesërmit gruaja nga Nigeria ka paditur katërshen te autoritetet policore, të cilët kanë nisur hetimet.
Të katër burrat, të cilët punonin në ndërtimtari, akuzohen për dhunim seksual në grup dhe ndodhen në paraburgimin e Bozner.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe