Integrimi

Katër shqiptarë, heronj të shpëtimit në sulmin terrorist në Londër

“Katër veta nga stafi im janë nga Shqipëria dhe disa kanë mbaruar ushtrinë kështu që kanë qenë të përgatitur se si të reagojnë në një konflikt si ky”

Stafi i kafenesë “Brood”, ku bënin pjesë edhe katër shqiptarë, ka meritat më të mëdha për shpëtimin e jetëve të disa dhjetëra mysafirëve sa ndodheshin në lokal mbrëmjen e kobshme të sulmit terrorist në Londër, shkruan “The sun”. Në këtë lokal ia kishin mësyrë tre terroristë me shpata duke kërcënuar të vrisnin mysafirët e pranishëm, transmeton albinfo.ch. Por, punëtorët e guximshëm të restorantit nuk e lejuan këtë.

Siç tregon shefi i lokalit, një anglez “stafi im ishte i mrekullueshëm dhe ka reaguar shumë shpejt. Po të mos ishin ata, shumë nga mysafirët do të humbnin jetën. “Katër veta nga stafi im janë nga Shqipëria dhe disa kanë mbaruar ushtrinë kështu që kanë qenë të përgatitur se si të reagojnë në një konflikt si ky”.

Terroristët, kur e kanë parë rrezikun “kanë hezituar” të vazhdojnë me sulm dhe kanë ikur tutje, duke sulmuar, veç tjerësh, mysafirët e një kafeneje të afërme.