Kosova

Katër vetëvrasje brenda muajit në Gjilan, i fundit për shkak të borxhit ndaj bankës

Vetëm brenda këtij muaji, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur katër vetëvrasje

Në pamundësi të paguajë borxhin prej 350 mijë eurosh që i kishte bankës, mësimdhënësi I. Zeka i ka dhënë fund jetës së tij mëngjesin e së hënës, raporton KTV.

Banka e kishte dërguar lëndën në përmbarim dhe në momentin që këta të fundit kanë shkuar t’ia marrin shtëpinë e lënë hipotekë, 67-vjeçari ka vrarë veten.

67-vjeçari është dërguar në QKMF, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Prokurori i rastit, Agron Uka, ka thënë se të hënën në ora 10 është njoftuar për një vetëvrasje në lagjen Dardania në Gjilan, përcjell albinfo.ch.

Ilirjana Tahiri, zëdhënëse në Raifaisen Bank, ka thënë që janë të shokuar me lajmin duke shtuar që nuk u lejohet të nxjerrin informata për klientët e tyre.

Megjithatë, këto procedura aplikohen me të gjithë klientët.

Vetëm brenda këtij muaji, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur katër vetëvrasje.