Bota

Katërfish më shumë emigrantë në ishujt grekë

Numri i emigrantëve që vijnë në ishujt grekë është rritur katërfish. Ministri i Politikave të Migracionit, Dimitris Vitsas, në Athinë tha se në Lesbos, ku është kampi më i madh i emigrantëve, vitin e kaluar ka pasur 54 emigrantë në baza ditore.

Por tani shifra është rritur me mbi 200. Që nga fillimi i vitit më shumë se 7,000 refugjatë dhe emigrantë kanë hyrë në vend.