Shkurt.ch
Kazerma ushatarake, vend rezervë për strehim emergjent të azilkërkuesve
Sallat e kazermës në të ardhmen do të inkuadrohen në planin emergjent të azilit në nivel të federatës. Për këtë qëllim, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka nënshkruar një marrëveshje përkatëse me qytetin Thun dhe Kantonin e Bernës. Aty ka vend për strehimin e 1200 personave
Me synimin që të jetë i përgatitur në rast të një rritje të përnjëhershme të numrit të azilkërkuesve, Berna zyrtare vendos që sallat e mëdha në kazermën ushtarake të Thun-it, Kantoni i Bernës t`i shndërrojë sërish në një Qendër Federale të Azilit.
Kur ka funksionuar më parë si e tillë, në sallat gjigante të tankeve ishin adaptuar kthina banimi të përkohshëm. Kjo qendër e përkohshme azili kishte fituar besimin e popullatës edhe pse fillimisht kishte mjaft shqetësime. Në fund të majit 2016 kjo qendër ishte mbyllur. Ndërkohë, është ardhur në përfundimin që këto salla në të ardhmen të inkuadrohen në planin emergjent të azilit në nivel të federatës. Për këtë qëllim, Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka nënshkruar një marrëveshje përkatëse me qytetin Thun dhe Kantonin e Bernës. Sallat ofrojnë vend për strehimin e 1200 personave.
Holet ushtarake në Thun nuk janë të parat në listën e prioriteteve. Ato pra do të futen në funksionm vetëm në rast se brenda tri ditëve regjistrohen mbi 30.000 kalime të parregullta të kufirit, thuhet në një komunikatë të SEM. Dhe, vendet tjera me prioritet më të madh janë në kantonet tjera.
Përkundër faktit se numri i kërkesave për azil aktualisht është më i ilet se në vitet paraprake, autoritetet duhet të përgatiten për një rritje të shpejtë të këtij numri, thekson SEM në komunikatë. Zhvillimet në zonat e konflikteve dhe në rrugët e migrantëve vazhdojnë të jenë vështirë të vlerësueshme.
Në kuadrin e planifikimit emergjent, federata është zotuar për sigurimin e 3000 vendeve plotësuese për strehim të azilkërkuesve. Në bazë të ligjit, objektet që i takojnë federatës, mund të shfrytëzohen maksimalisht deri në tri vite për strehimin e azilkërkuesve, pa kërkuar leje nga kantoni ose nga komuna përkatëse.
Punimet për përshtatjen e kësaj kazerme në qendër azili, tashmë kanë filluar dhe ato, sipas SEM nuk i pengojnë aktivitetet ushtarake.
E-Diaspora
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër Kushdo që merr këtë letër dhe nuk e identifikon si mashtrim, sigurisht që do të ketë...
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit