Kosova

KDI: 44% e qytetarëve duan që Presidenti ta udhëheqë dialogun

Sipas kësaj ankete, Lidhja Demokratike e Kosovës del partia e parë me 30 për qind, e cila pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me  23 %, kurse Vetëvendosje me 21 për qind.

44 për qind e qytetarëve duan që presidenti Hashtim Thaçi të udhëheqë fazën e fundit të dialogut me Serbinë, ndërsa 31 për qind e tyre thonë se opozita duhet të jetë bartëse e këtij procesi. Këto të dhëna janë bërë publike nga një sondazh që e ka bërë Instituti Demokratik i Kosovës.

Sipas këtyre të dhënave,  25 për qind e qytetarëve  duan që kryeministri Ramush Haradinaj të jetë si kryenegociator në fazën  e fundit të dialogut. Rezultatet e sondazhit të KDI-së  tregojnë mes tjerash se 61 për qind e qytetarëve presin që marrëveshja përfundimtare të përmbajë njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, e 39 për qind nuk presin që njohja të ndodhë. 56 për qind kanë deklaruar se presin që marrëveshja të përmbajë anëtarësimin në OKB. Ndërsa, 9 për qind e serbëve presin që njohja e Kosovës të jetë pjesë e marrëveshjes, e 91 për qind nuk do të pranonin njohjen.

Sipas kësaj ankete, Lidhja Demokratike e Kosovës del partia e parë me 30 për qind, e cila pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me  23 %, kurse Vetëvendosje me 21 për qind.