Lajme

Kelmendi e Nishevci, më të mirët e Kosovës

Të dy këta sportistë kanë ngritur më së larti flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke nderuar gjithë vendin

Në një gala mbrëmje organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, Majlinda Kelmendi dhe Herolind Nishevci janë zgjedhur sportistët më të mirë të vitit 2016. Të dy këta sportistë kanë ngritur më së larti flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke nderuar gjithë vendin.

Xhidistja Kelemndi ka fituar medaljen e artë olimpike në Rio, ndërsa karateistin Nishevci ka rrëmbyer medaljen e bronztë në kampionatin Botëror. Gjithashtu, janë ndarë edhe shpërblime tjera, për sportistë kosovarë dhe për ata që ndihmuan zhvillimin e sportit  vendor.

Trajner i vitit nga KOK është zgjedhur Driton Kuka, me çmim special është nderuar presidentin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri dhe ish karateisten e njohur Shqipe Zogiani. Në ceremoni po marrin pjesë sportistë të botës së sportit dhe të politikës, në mesin e të cilëve edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa.