E-Diaspora

Këngë e valle shqiptare në NBA (video)

Në “Air Canada Centre” të Torontos në pushimet mes pjesëve të ndeshjes Toronto Raptors-Philadelphia u organizua “Mbrëmja e Trashëgimisë Shqiptare”

Për herë të tretë me radhë, në Kanada u organizua me rastin e 28 Nëntorit “Albanian Heritage Night”, ku në arenën e NBA-së u dëgjua “Kuqezi je ti”, shkruan albinfo.ch.

Në “Air Canada Centre” të Torontos pushimet mes pjesëve të ndeshjes Toronto Raptors-Philadelphia u organizua “Mbrëmja e Trashëgimisë Shqiptare”.

Kjo mbrëmje është organizuar nga disa organizata shqiptare për festën e Flamurit.

Kërcimi i “Shqiponjave të vogla” dhe muzika shqiptare në sfond përcollën krenari jo vetëm tek shqiptarët që ndodheshin me flamujt kuqezi në impiantin sportiv, por edhe për qindra-mijëra të tjerë që e ndoqën nga ekrani.

Kjo pritet të shndërrohet në tradicionale, kurse sigurisht se viteve të ardhshme pritet të ketë edhe më shumë shqiptarë në këtë ngjarje kaq të madhe.