Lifestyle
Këngët me motive të lumturisë janë më të popullarizuara në botë
Këngët e popullarizuara të ditëve të sotme kanë më shumë motive të “lumturisë” dhe kanë më shumë mundësi që të këndohen nga gratë, është bërë e ditur sipas një studimi lidhur me zhvillimin e muzikës në 30 vitet e fundit.
Mirëpo, sipas studimit thuhet se ndonëse njerëzit qartas preferojnë ritme më të gëzueshme, secilën herë ka më pak muzikë të këtij lloji, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Studimi është bazuar në analizimin e 500,000 këngëve të realizuara në Britani në periudhën 1985-2015.
Për të gjeturat e këtij studimi janë analizuar “tingujt” e këngëve të popullarizuara dhe jo tekstet e tyre, përcjell albinfo.ch.
“Çdo vit realizohen këngë me motive trishtuese” është thënë në studimin e një ekipi të Universitetit California Irvine të botuar në një revistë shkencore.
Një studim paraprak që kishte mbuluar veprimtarinë muzikore të periudhës 1980-2007 kishte gjetur se tekstet muzikore vendosin në qendër veten, pasi është vërejtur përdorim i shtuar i frazave “unë” dhe më pak “ne”, duke përmendur edhe përdorimin e shpeshtë të shprehjeve “urrejtje” dhe “vrasje”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor