Shkurt.ch

Kërcënimi me bombë në Bernë kishte qenë i rremë

Sot Policia Kantonale e Bernës ka njoftuar se personi 21 vjeçar nga Afganistani, nuk kishte pasur me vete asnjë objekt të rrezikshëm

Një person nga fillimi i këtij muaji (më 2 mars) kishte kërcënuar me aktivizimin e një bombe në Kishën e Shpirtit të Shenjtë në Bernë. Në këtë mënyrë ai kishte shkaktuar një mobilizim të madh të policisë në qendër të Bernës. Por, sot Policia Kantonale e Bernës ka njoftuar se personi 21 vjeçar nga Afganistani, nuk kishte pasur me vete asnjë objekt të rrezikshëm, shkruan srf.ch.

Tash, në mënyrë retroaktive policia njofton se as qytetarët dhe as polciët nuk kanë qenë në asnjë moment të ekspozuar ndonjë rreziku me atë rast.

Personi në fjalë vazhdon të mbahet në burgun për hetime, ka thënë për emdia një zëdhënës i Policisë Kantonale, transmeton albinfo.ch. Po ashtu është duke u zhvilluar një ekspertizë psikiatrike rreth me të burgosurit.

Siç kemi shkruar, në ditën e kërcënimit, policia kishte bllokuar gjithë hapësirën para Stacionit Kryesor Hekurudhor të Bernës, pasi që kisha e përmendur gjendet në këtë areal.