Shkurt.ch
Kërcënimi terrorist për Zvicrën vazhdon të jetë i lartë
Rreziku vjen në radhë të parë nga i ashtuquajturi “Shtet Islamik” dhe nga individët ose grupet e vogla, të frymëzuara ose të dirigjuara nga ai.
Shkalla e rrezikshmërisë nga terrorizmi në Zvicër vazhdon të jetë e lartë, thuhet në raportin më të ri vjetor mbi gjendjen e sigurisë, të publikuar sot të Shërbimit Informativ Federal të Zvicrës (NDB).
Rreziku vjen në radhë të parë nga i ashtuquajturi “Shtet Islamik” dhe nga individët ose grupet e vogla, të frymëzuara ose të dirigjuara nga ai. Edhe rreziku nga organizata terroriste Al-Kaida vazhdon të ekzistojë, thuhet në raport.
Janë 90 persona të dyshuar dhe të mbikëqyrur nga NDB për aktivitete të mundshme terroriste, ka thënë ministri i mbrojtjes, Parmelin gjatë prezantimit të raportit sot në Bernë. Sigurisht, nuk janë të gjithë këta të gatshëm për të zhvilluar aktivitete terroriste por për një akt të tillë mjafton një person që pasojat të jenë shkatërruese.
Gjendja e sigurisë në Evropë, nga raporti i vitit të kaluar ka njohur ashpërsim të mëtejmë. Vendimi i Britanisë së Madhe për të lëshuar BE-në (Brexit-i), zgjedhja e Donald Trumpit për president të SHBA-së dhe ndryshimi i kushtetutës në Turqi përbëjnë hapa drejt keqësimit të kësaj gjendjeje vë re raporti, shkruan albinfo.ch. Me këto veprime luhatet shkalla e sigurisë edhe më tutje dhe në vend të saj vjen pasiguria fondamentale dhe maturia ose përgjegshmëria e zvogëluar. Vendimet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe bëjnë lëkundjen e themeleve të arkitekturës evropiane të sigurisë.
Jashtë Evropës, Siria është bërë njëfarë epiqendre e zonave të krizës në shtetet në lindje dhe në jug të Mesdheut. Kërkimi drejt zgjidhjes po bëhet edhe më i vështirë
Me rastin e prezantimit të raportit në fjalë, ministri i mbrojtjes, Guy Parmellin nuk ka pranuar të flasë lidhur me arrestimin e zviceranit të dyshuar për spiunazh në Gjermani. Ai nuk ka konfirmuar nëse personi në fjalëka punuar për Shërbimin Informativ të Zvicrës.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor