Integrimi

Ftesë për bashkëpunim në organizimin e ekspozitës mbi dëshmorët nga diaspora

Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih fton të gjithë bashkatdhetarët që të ofrojnë të dhëna, foto dhe legjenda përshkruese për familjarët, shokët apo dikë nga rrethi i tyre, që nga Zvicra shkuan dhe u flijuan për Lirinë.

Qendra Kulturore e Kosovës, përmes një apeli publik, lut bashkatdhetarët në diasporë që me artefakte të ndryshme të kontribuojnë në një ekspozitë të planifikuar kushtuar dëshmorëve nga diaspora të cilët ranë në luftën e Kosovës.

“Lufta e fundit  për lirinë e Kosovës ,mobilizoi diasporën anembanë për ti dalë krah vëllezërve e motrave në atdheun tonë, tokës që kishte nevojë të merrte frymë pa pushtuesin serb. Mijëra djem e vajza nga diaspora ju përgjigjën kësaj thirrje. Një pjesë e madhe e atyre që shkuan për të luftuar për Lirinë e Kosovës, nuk u kthyen më në luksin e Zvicrës po u bënë gur atdheu”, thuhet në apelin e dërguar nga QKK.

“Në nderim dhe kujtim të dëshmorëve, Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih  fton të gjithë bashkatdhetarët që të ofrojnë të dhëna, foto dhe legjenda përshkruese për familjarët, shokët apo dikë nga rrethi i tyre, që nga Zvicra shkuan dhe u flijuan për Lirinë. Këto të dhëna mund t`i dërgoni pranë Qendrës Kulturore në email; shukrije.ramadani @gmail.com ose telefon 0041/0/765640138.

Ekspozita që do të dalë si rezultat i këtyre artefakteve, do të hapet në fund të muajit shtator 2016, në Qendrën Kulturore të Kosovës në Cyrih.

Pas mbylljes, ekspozita do të bartet në të gjitha shtetet ku ka shqiptarë të cilët i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, dhe në fund do të vendoset në Muzeun e Kosovës. Ata na e dhuruan jetën, ne mund t`ua dhurojmë përjetësinë duke i kujtuar!”, thuhet në apelin e nënshkruar nga Shukrije Ramadani-u.d. Drejtoreshë e Qendrës Kulturore në Zvicër.

QKK gjendet në këtë adresë: Eugen Huber strasse 19 a Altsteten

Tel. 038 200 77273

Tel. mob. 00 41 765640138

email: [email protected]