Shkurt.ch

Kërkohet kufizimi i blerjes së mishit jashtë vendit

Me rastin e sjelljes në Zvicër të mishit nga jashtë duhet bërë dallim të qartë kuantitativ në mes të importit të karakterit tregtar dhe atij për konsum personal

“Shoping-turizmi”, një fenomen që ka marrë përhapje veçanërisht të gjerë pas shkëputjes së frangut rreth 2 muaj më  parë nga lidhja me euron, po bëhet shqetësim edhe për politikën. Kështu, Parlamenti i Zvicrës është dashur të miratojë një mocion që kufizon blerjen e mishit dhe prodhimeve të tij nga privatët, jashtë vendit.

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës me këtë rast ka marrë dhe e ka miratuar mocionin që ishte bërë në Dhomën e Kantoneve. Në të kërkohet që Qeveria Federale të detyrohet që me rastin e sjelljes në Zvicër të mishit nga vendet e jashtme, “Shoping-turizmi”, një fenomen që ka marrë përhapje veçanërisht të gjerë pas shkëputjes së frangut rreth 2 muaj më parë nga lidhja me euron, po bëhet shqetësim edhe për politikën. Kështu, Parlamenti i Zvicrës është dashur të miratojë një mocion që kufizon blerjen e mishit dhe prodhimeve të tij nga privatët, jashtë vendit. Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës me këtë rast ka marrë dhe e ka miratuar mocionin që ishte bërë në Dhomën e Kantoneve.

Në të kërkohet që Qeveria Federale të detyrohet që me rastin e sjelljes në Zvicër të mishit nga vendet e jashtme, të sigurojë një dallim të qartë kuantitativ në mes të importit të karakterit tregtar dhe atij për konsum personal, privat. Në rast se mocioni do të vihet në jetë nga qeveria, rregullat që janë në fuqi nga vera e kaluar duhet të ndryshohen sërish. Sipas tyre personat privatë mund të sjellin nga jashtë sa të duan sasi mishi në Zvicër, por pa paguar doganë ata mund ta sjellin jo më shumë se një kilogram.