Kosova

  Kërkohet njohje nga Sudani

Presidenti Thaçi e ftoi Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour, për intensifikimin e kontakteve mes qeverive përkatëse, e që, sipas tij, do të duhej të kurorëzoheshin me njohjen e Kosovës nga Sudani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar në New York ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ghandour nga i cili ka kërkuar njohjen e Kosovës.

“Kreu i shtetit tha se pavarësia e Kosovës është në harmoni të plotë me të drejtën ndërkombëtare, gjë të cilën, siç theksoi ai, edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka vërtetuar.

Ai tha se Kosova po e konsolidon pozitën e saj në arenën politike ndërkombëtare, se po e dëshmon veten si faktor paqeje e stabiliteti në rajon”, theksohet në njoftim.

Presidenti Thaçi e ftoi Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ghandour, për intensifikimin e kontakteve mes qeverive përkatëse, e që, sipas tij, do të duhej të kurorëzoheshin me njohjen e Kosovës nga Sudani.