Uncategorized

Këta dy lojtarë serbë kanë lindur në Zvicër

Aleksandar Prijovic (28) thotë decid: “Unë jam njëqindpërqin serb”. Edhepse ai është rritur në Rorschach dhe Goldach dhe fillimet e para me futbollin i ka pasur në Zvicrën lindore. Më pas ai shkoi në Itali, ndërsa më pas vijoi odisenë me tre klube angleze, më vonë me Sionin dhe Lausanën, më pas në Norvegji, Suedi, Turqi, Poloni dhe me Paok-un në Grei. Çfarë odiseje!

Është ai që shënoi golin e artë të Serbisë kundër Gjeorgjisë – me të cilën u kualifikua në botëror. “Për këto momente kam ëndërruar çdoherë në fëmijëri,” tha ai.

“Shumë zviceranë më kanë uruar fat në botëror. Kjo është një eksperiencë e mirë për mua. Ka një ndjenjë të vetmuar, të luash kundër vendit ku je lindur,” tha ai, i cili ka kontakte të rregullta me Michi Lang dhe Steven Zuber, përcjell albinfo.ch. “Unë flas natyrisht perfekt gjermanishten, por edhe shumë lojtarë zviceranë flasin serbisht.”

Ai në fund tha se loja mes Zvicrës dhe Serbisë do jetë një derbi, ndërsa ka lavdëruar talentet e Ballkanit.

“Rajoni i Ballkanit ka shumë talente sportive,” tha në fund 28 vjeçari.

Veljkovic – titullari i Bundesligës

Zvicerani i dytë është Milos Veljkovic (22), i lindur në Basel, ndërsa si 16 vjeçar transferohet drejt Tottenham. Është huazuar nga Middlesbrough dhe Charlton, ndërsa më pas ka shkuar te Werder Bremen, ku luan si titullar. Ai luante për Zvicër U16, ndërsa në U17 mori ngjyrat e Serbisë.