Sport

Keta nokauton gjermanin dhe shpallet kampion

Ferit Keta pasi u shpall kampion, ka festuar me flamurin kombëtar, si dhe atë gjerman, derisa në kokë kishte edhe plisin

Boksieri shqiptar, Ferit Keta ka shënuar edhe një fitore të rëndësishme në karrierën tij. Keta ka mposhtur gjermanin Toni Thes dhe u shpall kampion i Gjermanisë në peshën “Cruiser”, shkruan albinfo.ch.

Ky ishte meçi i nëntë në karrierën e Ketës, i cili e mbylli sfidën përmes nokautit teknik.

Kjo fitore arrin katër muaj pas titullit të fituar në kikboks ndaj holandezit Rochel Gumuljo, ku brezit e artë e mori nga Luan Krasniqi.

Ferit Keta pasi u shpall kampion, ka festuar me flamurin kombëtar, si dhe atë gjerman, derisa në kokë kishte edhe plisin.

Titulli në kategorinë “Cruiser” ishte vakant dhe dueli i fundit për brezin e kësaj peshe në boksin gjerman, është fituar nga Adam Deines pasi mposhti boksierin Bjoern Blaschke.