Shqipëria
Këtë sezon pritet shtimi i masave të sigurisë në plazhet shqiptare
Këto masa vijnë pas një sërë aksidentesh me pasojë vdekjen e disa turistëve vendas e të huaj, shkaktuar nga mungesa e rojeve të plazhit apo nga përplasja me mjetet lundruese
Qeveria shqiptare ka prezantuar masat për garantimin e një sezoni turistik cilësor, gjatë një takimi me kryetarët e bashkive.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama theksoi rëndësinë e këtij sezoni, i cili duhet të shënojë një vit kthese sa i takon cilësinë dhe kërkoi bashkëpunimin e akterëve vendorë me bizneset dhe grupin ndërministror të punës.
Teksa një pjesë e masave janë prezantuar më parë dhe kanë të bëjnë me eliminimin e zhurmave dhe ndotjes së ujërave, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u shpreh se do të punohet edhe për garantimin e sigurisë në plazh, përcjell albinfo.ch.
“Ne po punojmë me Ministrinë e Brendshme, për të shtuar forcat e sigurisë në plazhet tona, me problematikat që kanë të bëjnë me mbrojtësit e plazhit. Edhe këtu kryetarët e bashkive që kanë zona bregdetare dhe zona plazhi duhet të zbatojnë ligjin, për të pasur ruajtësit e jetës në plazh. Mjetet motorike nuk është e mundur të stabilizohen vetëm nga forcat e rendit. Nuk mund të zgjidhet vetëm nga inspektoratet, nëse nuk ka një dakordësim me bashkitë, të cilat e kanë një detyrë funksionale të përcaktojnë qartazi vendet se ku mundet dhe ku nuk mundet të kemi mjete lundruese dhe zbavitëse në detet tona”, u shpreh Klosi.
Këto masa vijnë pas një sërë aksidentesh me pasojë vdekjen e disa turistëve vendas e të huaj, shkaktuar nga mungesa e rojeve të plazhit apo nga përplasja me mjetet lundruese.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pagat zvicerane rriten por rritja u ngadalësua nga inflacioni Ndërsa pagat në Zvicër u rritën vitin e kaluar, përfitimet u anuluan përsëri nga rritja e...
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta