Futboll

Këto janë ndeshjet çerekfinale të Champions-League

Shorti i Championsit vendosi Manchester Cityn e Guardiolës përballë Liverpoolit të Jurgen Kloppit, Roma që pas shumë vitesh kualifikohet në çerekfinale ka qëlluar e pafat pasi do ndeshet me Barcelonën e Messit, ndërsa Bayern Munchen do të luajë ndaj Sevillas. Finalja e vjetshme e Champions League, mes Juventusit dhe Real Madridit do luhet këtë vit në çerekfinale.

Barcelona – Roma
Sevilla – Bayern München
Juventus – Real Madrid
Liverpool – Manchester City

Ndeshjet e para të Championsit do të luhen më 3 dhe 4 prill, ndërsa ato të kthimit më 10 dhe 11 prill.