Bota

Ketri Karameli, mund të lëvizë sërish

Një ketër i lënduar rëndë në një grackë për kafshë të egra kishte humbur të dyja këmbët e para. Por tani ketri mund të lëvizë sërish falë rrotave që i kanë ngjitur.

Ketri i quajtur Karamel ishte zënë në një grackë të vënë në qytetin turk Batman, ka thënë veterineri dhe aktivisti për të drejtat e kafshëve Tayfun Demir, përcjell albinfo.ch.

Ortopedët në Universitetin e Stambollit, Aydin, kanë krijuar protezën për të. Njëri prej tyre, Mustafa Gultekin, tha se duhet pritur pak derisa Karameli të mësohet me mjetin lëvizës dhe të kalojë në fazë të re, që nënkupton që ketrit t’i ngjiten këmbët.