Bota

KFC-ja detyrohet të mbyllë qindra lokale në Britani

Problemi u paraqit javën e shkuar pasi që KFC-ja ndërpreu kontratën për shpërndarje me kompaninë DHL, duke detyruar shumicën prej 900 dyqaneve sa ka në Britani të mbyllen

Zinxhiri i ushqimit të shpejtë KFC njoftoi se është detyruar të mbyllë qindra prej dyqaneve të veta në Britani, shkaku i mungesës së mishit të pulës.

Problemi u paraqit javën e shkuar pasi që KFC-ja ndërpreu kontratën për shpërndarje me kompaninë DHL, duke detyruar shumicën prej 900 dyqaneve sa ka në Britani të mbyllen.

“Arritëm marrëveshje me një partner tjetër për shpërndarje, por partneri i ri i ka disa telashe që të sigurojë mish të freskët për 900 dyqanet tona, andaj sollëm këtë vendim,” njoftoi kompania në ueb-faqen e vet.

“Nuk duam të bëjmë kompromise me kualitetin andaj mungesa e mishit nënkupton se disa dyqane duhej të mbylleshin ose të punonin me orar të shkurtuar,” thuhet tutje në njoftim.

Në anën tjetër, DHL-ja është ankuar për shkëputje të kontratës e për vonesat në shpërndarje fajësoi çështjet operacionale.