CH-Ballkani
KFOR-i i lë pronat e karaqevasve në territorin serb
Përmes një shkrimi në Facebook, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka shprehur shqetësimin lidhur me pronat e qytetarëve
Qytetarët e Karaqevës në Komunën e Kamenicës janë ankuar lidhur me shënjimit e vijës kufitare nga ana e KFOR-it. Sipas tyre, tokat e Karaqevës kanë mbetur kështu në trritorin e Serbisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka shprehur shqetësimin lidhur me pronat e qytetarëve.
“Sot në Karaçevë të komunës së Dardanës banorët po ankohen se KFOR-i ka vendosur arbitrarisht vijë kufitare duke i lënë në Serbi pronat e tyre. Banorët e Karaçevës protestojnë që prej vitit 1999, kur KFOR-i e vendosi atë kufi të padrejtë. Është koha që ankesat e tyre të dëgjohen seriozisht dhe të merren masa”, shkroi Kurteshi.
Ai këtë ngjarje e krahasoi me situatën në demarkacionin me Malin e Zi dhe me Mitrovicën.
Pikërisht sot, kur u mbushën katër muaj nga demarkacioni i padrejtë me Malin e Zi, dhe kur po ndërtohet muri që po ndan Mitrovicën.Ku janë qeveritarët e Kosovës kur duhet me i mbrojt tokat tona dhe kufirin? Ia kanë rritë rrogat vetes, po merren me tendera, po lëshojnë pe në negociata me Serbinë, por kur vjen puna për ta ndihmuar popullin dhe për ta mbrojtur atdheun, qeveritarët fshihen dhe nuk guxojnë as të flasin”, shtoi ai.
Ai tha se “nëse vazhdojnë kështu, duke e falë territorin e Kosovës në Rugovë, në veri, e tash edhe në lindje, në Karaçevë, vërtet do të na detyrojnë të bashkohemi me popullin në demonstrata”.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike