Uncategorized

Kjo është Kroacia, priten si kampion të botës

Qindra tifozë në Kroaci realizuan atë që pak-kush do ta mendonte dhe që nuk ndodh shpesh në botën e futbolli

Thirrje, duartrokitje dhe flakadanë. Gjithçka në Zagrep i ngjasoi një pritje triumfuese, por në fakt tifozët dolën në mbështetje të skuadrës pas humbjes në finalen e madhe kundër Francës në Botërorin Rusia 2018.

Qindra tifozë në Kroaci realizuan atë që pak-kush do ta mendonte dhe që nuk ndodh shpesh në botën e futbollit. Mes atyre që morën mbështetje maksimale ishte edhe Luka Modriq është shpallur Lojtari më i Mirë i Kampionatit Botëror, përkundër humbjes që përfaqësuesja e tij e pësoi në finale nga Franca.

Ndryshe, Kroacia pësoi humbje në finalen e botërorit me rezultat 4-2 kundër Francës.